Nxënësit e Gjimnazit "Xhavit Ahmeti" prezantojnë 6 projekte në kuadër të Javës së Projekteve

Data e Publikimit 6 Qershor 2021

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, më 29 prill 2021 prezantuan gjashtë projektet shkollore në kuadër të Programit “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET, financuar nga USAID

Në hapësira të ndryshme të shkollës, nxënësit e përgatitur para përfaqësuesve të Programit ASSET, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë & Inovacionit, Drejtorisë Komunale për Arsim, mësimdhënësve dhe menaxhmetit të shkollës prezantuan projektet finale si:
1. Letërsia shqiptare ndër shekuj;
2.Ndikimi i pandemisë në mësimdhënie dhe nxënie;
3. Sterotipet dhe rolet gjinore;
4. Shenjat e rrezikshmërisë së substancave kimike;
5. Ndotja e ambientit; dhe
6.Monumentet kulturore-historike franceze.

Ky aktivitet ishte pjesë e mësimit të rregullt, në kuptimin e zhvillimit të rezultateve mësimore të parapara nga kurrikula, por i realizuar në një metodë pak më ndryshe me nxënësit. Metodës i paraprinte puna e përbashkët planifikuese e mësimdhënësve të fushave të ndryshme mësimore, planifikim i punës dhe detyrave individuale dhe ekipore të nxënësve, e cila përfshinte analiza, hulumtime, diskutime, konkludime dhe prezantim.

Kulla e Ajfelit, Porta Triumfale, Katedrale e Kështjella të panumërta, monumente kulturore, vepra artistike me famë botërore u prezantuan në një pano të madhe në të cilën janë ngjyrat kaltër, bardh e kuq e që ka simbolikën e Flamurit të Francës. Nxënësit duke hulumtuar këtë lloj trashëgime edhe më tepër janë thelluar në njohjen e kësaj pasurie kulturore e historike e më pas të njëjtat ata i kanë paraqitur në panon e bërë enkas për qëllim që shikuesi të njihet me to.

Prezantimi i projekteve

Një tjetër projekt i cili u prezantua ishte edhe Ndikimi i pandemisë në mësimdhënie dhe nxënie, hulumtim nga nxënësit i realizuar në kuadër të aktvitetit Hartëzimi i Komunitetit nga të Rinjtë. Përvec prezantimit të raportit, gjimnazi organizoi një Debat gjithëpërfshirës mbi ndikimin e pandemisë që reflektoi avantazhet dhe disavantazhet në procesin edukativo-mësimor.

Ky gjimnaz poashtu ka përgatitur 3 artikuj rreth këtij aktiviteti, të cilët janë të qasshëm në webfaqen e shkollës mund ta shikoni një video e publikuar nga Gjimnazi ku shihen ekspozita e Javës së Projekteve

Për fund, menaxhmenti i shkollës shprehu falënderimet ndaj Programit ASSET për përkrahjen e Javës së Projekteve duke u zotuar që kjo nismë do të jetë tradicionale për Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”.